Celebrities Gossip Showbiz

Halle Bailey vishet nga Valdrin Sahiti në premierën e filmit “The Little Mermaid”!

Valdrin Sahiti ka spikatur me kreativitetin e tij dhe suksesi i stilistit brenda kufijve është i padiskutueshëm, por duket se nuk ka të ndalur as jashtë kufijve. Dhe po flasim për emra shumë të njohur, si Beyonce, Yung Miami, Winnie Harlow, Kylie Jenner, Paris Hilton, Nicole Scherzinger në evente shumë të rëndësishme.

Mes shumë sukseseve Valdrini ka arritur edhe një të ri ditën e djeshme, pasi në premierën e shumëpritur të “The Little Mermaid”  (Sirena e Vogël) në Dinsey, aktorja kryesore, e cila luan rolin e Ariel ka zgjedhur që të vishet nga stilisti.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)

Së fundmi kudo qarkulloi lajmi se Valdrini u arrestua në aeroportin e Stambollit, pasi u dyshua për veprën penale blerja, pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë. Ama të gjitha këto akuza i hodhi poshtë avokati i tij, Besnik Berisha, i cili ka treguar se Valdrini nuk ndodhej i arrestuar dhe as në shtetin turk, por në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.