Tanimë dihet që jeta e çdo personazhi VIP është në qendër të vëmendjes së mediave dhe paparacëve të cilët nuk ngurrojnë që t’i fotografojnë ata edhe në momentet jo më të mira të tyre. Së fundmi, këngëtarja e njohur Lana Del Rey është bullizuar online nga ndjekësit për shkak të peshës së saj.
Artistja duket se ka shtuar disa kilogramë por edhe pse duket shumë rehat me këtë gjë, duket se njerëzit nuk kanë në plan të ndalen me komentet negative. Ylli i popit amerikan u fotografua pak ditë më parë në një festival në Malibu dhe menjëherë ndjekësit nisën të komentonin peshën e saj, veshjen, por kishte dhe nga ata që që vlerësuan faktin që ajo ndihej shumë mirë dhe rehat me format e saj trupore.
Rikujtojmë se para disa kohëve Lana Del Rey u nda nga i fejuari i saj. Krijuesja e hitit “Video Games” u fejua me Clayton Johnson disa muaj pasi u takuan përmes një aplikacioni takimesh. “The Mirror” raporton se dyshja kanë ndarë rrugët pas problemeve që hasën gjatë izolimit në kohën e pandemisë. Ndërkaq, Lana më parë ka qenë në një lidhje me këngëtarin skocez Barrie-James O’Neill për tre vjet deri në vitin 2014, përpara se të lidhej me fotografin italian Francesco Carrozzini në 2015 dhe me reperin G-Eazy në 2017.