Ndryshe

Halit Valteri i bën “like” Megi Pojanit gjatë seancës në parlament

Sonte në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Palomën ishte i ftuar deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Halit Valteri.

Deputeti opozitar është një ndër më të rinjtë në moshë në Kuvend, i ftuar në studion e Top Albania Radio-s, ai zbulon se mban emrin e stërgjyshit të tij Halit.

Gjatë intervistës, i pyetur nga Salsano nëse shkëmben mesazhe me deputetët e tjerë gjatë seancës parlamentare, ai jep një përgjigje të papritur.

Unë i bëj ‘like’ Megi Pojanit, s’merrem fare me ata… (qesh) Shikoj çfarë ka veshur Megi sot… (qesh).

Kujtojmë se para dy ditësh Halit Valteri ishte i ftuar në programin “Maskat” te e “Ediell” në Top Channel dhe aty pati një përballje me Megi Pojanin. Haliti i tregon Megit se gjithë deputetët në parlament janë duke shikuar fotot e saj, por nuk përmendi se mes tyre ishte edhe vetë ai.

Por sot në Top Albania Radio, ai zbulon se nuk merret me deputetët, por shikon fotot e Megi Pojanit në Instagram. Mesa duket bukuroshja seksi jua paska marrë mendjen edhe politikanëve, prandaj puna e tyre nuk po ecën edhe aq vaj…