Sport

Haland “sheik” me Sitin, rinovimi do të ketë një klauzolë

Erling Haland është pranë përkushtimit të së ardhmes së tij me Mançester Sitin dhe pritet të nënshkruajë një zgjatje fitimprurëse të kontratës në “Etihad”.

Megjithatë, marrëveshja pritet të përfshijë një klauzolë lirimi. Sulmuesi norvegjez ka shijuar një fillim mbresëlënës të sezonit të ri të Premier Ligës, duke shënuar shtatë gola në tre ndeshjet hapëse të Mançester Sitit. 24-vjeçari e nisi pushimin ndërkombëtar me Norvegjinë pasi shënoi dy tripleta të njëpasnjëshme në Premier Ligë kundër Ipsusiçit dhe Uest Hemit.

Gazeta spanjolle “Marca” raporton se Haland pritet që së shpejti të rinovojë kontratën e tij kampionët e Premier Ligës. Marrëveshja e tij ekzistuese do të përfundojë në verën e vitit 2027, por brenda do të përfshihet edhe klauzola e prishjes së saj.

“Qytetarët” do ta bëjnë Halandin lojtarin më të paguar të Premier Ligës që në pagën bazë, me bashkëlojtarin Kevin De Bryjne që aktualisht është më i paguari në “Etihad”. Mesfushori belg ka një pagë prej 425,000 £ në javë, ndërsa Haland aktualisht fiton një pagë bazë prej 375,000 £ çdo javë. Sidoqoftë, “Mail Sport” ka raportuar se bashkë me bonuset, rroga e Halandit shkon edhe aktualisht më e larta, duke kaluar edhe shifrën rekord të 850,000 £. Por “Marca” zbulon se marrëveshja e re e Halandit pritet të përmbajë një klauzolë lirimi, e cila duhet të jetë e arritshme për gjigantët spanjollë të Realit të Madridit në të ardhmen.