Gossip Showbiz

Hakmarrje ndaj ish-bashkëshortit?! Princesha e Dubait hedh në treg një parfum të quajtur “Divorce”!

Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, vajza e sundimtarit të Dubait, u divorcua së fundmi nga burri i saj, Mana Al Maktoum, në korrik përmes një postimi në Instagram. Ajo shkroi: “I dashur bashkëshort, meqë je i zënë me të tjerat, po e shpall këtu divorcin tonë. Po divorcohem nga ti. Kujdesu për veten. Ish-gruaja jote”. Ky lajm bëri bujë në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @mahram1.official

Tani, ajo ka befasuar ndjekësit e saj me një projekt të ri biznesi. Ajo ka nxjerr në treg një parfum me emrin “Divorce”. Princesha e Dubait prezantoi parfumin e saj luksoz për qindra mijëra ndjekës në Instagram. Në reklamën e saj, ajo shfaqte një shishe të zezë parfumi dhe sytë e një pantere të zezë. Ndjekësit shpejt reaguan me komente si: “Ku mund ta porosis?”. Mahra dhe ish-burri i saj u martuan në maj të vitit 2023 dhe një vit më vonë mirëpritën një vajzë. Çifti ndaloi së ndjekuri njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe fshinë të gjitha postimet e përbashkëta nga profilet e tyre. Asnjë anëtar i familjes dhe as ish-bashkëshorti nuk kanë komentuar për postimin e saj.