Celebrities Gossip Showbiz

“Hajde merr ato 5000 eurot që të thashë…”, ‘sulmoi’ Kiara Titon, Luiz Ejlli nuk i del e keqja me Ronaldo Sharkën!

Ka startuar në ekranin e Top Channel, Kepi i Vipave. Një reality show, i cili do të bëjë bashkë tetë personazhe VIP për të përjetuar një aventure të nxehtë verore në praninë e njëri-tjetrit.

Në episodin e parë vëmendje ka marrë Ronaldo Sharka, i cili është shprehur për moderatoren e emisionit Kiara Titon, ku ka thënë se ajo nuk është e duhura për këtë program. Ditën e sotme pasi Luiz Ejlli kishte parë emisionin nuk mund të mos reagonte në rrjete sociale lidhur me këto që ka shprehur Ronaldo. Shumë i nervozuar, Luizi ka postuar një video teksa flet gjatë një pushimi nga xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”, me të cilin ka ditë që është i angaxhuar dhe i ka kthyer një përgjigje Ronaldos dhe çdo kujt tjetër që ka ‘sulmuar’ Kiarën.

Ama jo vetëm kaq, Luizi e ka vazhduar duke postiuar një shlkrim në Instastory për Ronaldon, ku shkruan se do të ngelet pa punë dhe do shkoj të marrë 5 mijë eurot që Luizi i ka premtuar se do t’i jepte kur të mbaronte “BBV2”.

Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet hajde merri ato 5000 eurot meqenëse do ngelesh pa punë…

Personazhet e Kepit kanë treguar se si e kanë pritur ftesën nga produksioni, ndërsa kanë thënë edhe emrat se kë nuk do donin të ishin pjesë të këtij formati. Kiara Tito është rikthyer në ekranin e Top Channel, këtë herë si moderatore në këtë emision, ku së bashku me VIP-at protagonistë në këtë aventurë kanë premtuar një verë gozhduese para ekranit. Në nisje të emisionin, moderatorja ka treguar se si e ka pritur partneri i saj Luiz Ejlli këtë projekt.