Të gjithë e njohim këngën popullore ‘Hajde lujm Qyqek’ realizuar nga këngëtari nga Kosova, Kastriot Grajqevci e publikuar rreth viteve ’00. Sot kjo këngë që është kënduar dhe nga shumë këngëtarë shqiptarë dhe është bërë hiti i dasmave të vendit tonë duke mos munguar në thuajse asnjë ceremoni.
Së fundmi, ‘Prive’ ka zbuluar se ‘Hajde lujm Qyqek’ është vjedhur nga këngëtarja serbe, Tea Tairovic e cila më 21 Maj ka publikuar këngën më të re të quajtur thjesht ‘Hajde’. Po ta dëgjoni këtë projekt muzikor që në notat e para do të vini re ngjashmërinë me ‘Hajde lujm Qyqek’ duke e bërë plagjiaturën të dukshme.
Mësohet se Kastriot Grajqevci do ta ndjekë penalisht çështjen për të kërkuar të drejtën e autorit. Artisti asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për të drejtën e autorit edhe pse kjo këngë është ribërë në shumë versione nga këngëtarë shqiptarë, mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar me këtë të fundit.
Ama, po të dëgjoni të dyja këngët paralelisht, ndryshimi është vetëm në gjuhë dhe gjini, ndërkohë këngëtarja serbe në fund të klipit ka vendosur të gjithë emrat e personave që mundësuan realizimin e kësaj kënge, përveç autorit të këngës origjinale. Tashmë çështja i përket organeve kompetente.