Ghetto Geasy është padyshim një ndër ‘veteranët’ më të mirë në fushën e repit. Prej shumë vitesh tanimë, ai vazhdon të prodhojë këngë të reja që bëhen menjëherë hit. Me datë 24 nëntor të vitit që lamë pas, reperi dhe prezantuesja Marina Vjollca u bënë për herë të parë prindër. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e bekuan me emrin Marget (nga bashkimi i emrave, Marina dhe Getoar).
Pak më parë, bukuroshja ka ndarë me një Instastory ku teksa shfaqet duke ngrënë një llokum me arra që duket se i pëlqen aq shumë sa nuk e ka pasur problem edhe të bëhet e gjitha pis nga pluhuri. Krahas, prezantuesja ka shkruar: “Kush mbaron për llokum me arra?”. Nëse ju kujtohet në fillimet e karrierës së tij, Getoari ka lansuar hitin e viteve të atëhershme ‘Llokum me arra’ dhe ndoshta ne mund ta kuptojmë ‘fiksimin’ e Marinës me këtë ëmbëlsirë…
Para pak javësh Getoari vendosi të na ‘i bëjë sytë zemra’ me postimin e tij më të fundit në Instagram. Për herë të parë reperi ka postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur Marget në krahë teksa e puth në ballë.