Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Liami dhe Juli kanë komentuar debatet mes Eglës dhe Romeos. Juli u shpreh se ata të dy po bëjnë debate të stisura vetëm për të kapur prime-n. Megjithëse Juli nuk e pranoi idenë që të thurin ndonjë plan me Liamin kundër tyre.
Juli: Kjo po bën dialogë dhe debate të stisura me Romeon, kujton kjo se do e lë unë
Liami: Hajde bëjmë diçka
Juli: Jo more s’ke nevojë të bësh asgjë, ti bëj çfarë të duash. Ajo ka nisur një debat të stisur me Romeon dhe mendon se unë do ta lejoj ta vazhdojë. Ky është teatri
Liami: Ajo është kuptuar
Juli: Prandaj nuk lejon që t’a themi se s’do t’a dëgjojë. I vjen turp ta dëgjojë atë që ka thënë. Si ta shtyjmë tani 2 -3 javë që kanë ngelur për të kapur primen, kjo bashkë me atë tjetrin që është “out” fare.
Mesditën e djeshme ka ndodhur një debat mes Rozës, Heidit dhe Erjolës. Debati nisi nga Roza, e cila teksa i bërtiste Heidit i thotë se ajo është askushi për t’i thënë asaj ‘false’. Nga ana tjetër, Heidi i është përgjigjur me qetësi se ky është mendimi i saj.