Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Hailey Bieber hedh përsëri poshtë të gjitha spekulimet në lidhje me një shtatëzani të mundshme!

Mbrëmjen e 4 prillit u mbajt edicioni i 64-të i ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, një super event që zgjati tre orë e gjysmë. E organizuar edhe një herë këtë vit nga Trevor Noah, ‘Grammy 2022’ hapi tapetin e kuq për një ceremoni të mbushur me yje, duke festuar kandidatët dhe interpretuesit si Olivia Rodrigo, Billie Eilish, Justin Bieber, Lil Nas X, Brandi Carlile, Silk Sonic, BTS e të tjerë. Jon Batiste kryesoi nominimet këtë vit me 11 nominime, ndërsa Bieber, Doja Cat dhe H.E.R. secili fitoi 8 dhe Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo morën 7.

Një tjetër dyshe që spikati ishte edhe Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber. Gjatë parakalimit të tyre në tapetin e kuq ata morën një vëmendje shumë të madhe.

Por kishte edhe diçka që të gjithë fansat e vunë re dhe filluan të hipotezonin. Kishte të bënte në lidhje me shtatëzaninë e saj. Mes duket ajo vendosi që të jepte një përgjigje në lidhje me këtë sepse dëshiron që fansat të dinë se ajo nuk është shtatzënë. Modelja e bëri të ditur në Instagram të hënën  që po mohonte thashethemet që pretendonin se ajo është në pritje të fëmijës së saj të parë me bashkëshortin Justin Bieber pasi të dy morën pjesë së bashku në “Grammy” të dielën.

Ajo komentoi në një postim në Instagram nga Radar, në të cilin shkruhej: Fansat janë të bindur që Hailey Bieber është shtatzënë pasi ajo u pa në tapetin e kuq të Grammy Awards me bashkëshortin e saj e veshur në një fustan të gjerë.

Unë nuk jam shtatzënë më lini të qetë.

Përveç spekulimeve se fustani i gjerë Saint Laurent i Haileyt u zgjodh për të fshehur një shtatzëni të mundshme, disa fansa besuan gjithashtu se një postim në InstaStory lë të kuptohet se ata mund t jenë në pritje të një fëmije. Kujtojmë se Hailey dhe artisti Justin u martuan në vitin 2018 dhe organizuan një ceremoni para të dashurve të tyre në shtator një vit më vonë.