Hailey Bieber ka folur së fundmi për atë që e çoi në shtrimin e saj në spital muajin e kaluar për një mpiksje gjaku në tru dhe disa mini-goditje pasuese. Në një video të postuar në kanalin e saj në YouTube, Bieber zbuloi se përdorimi i pilulave kundër shtatzënisë, çon në disa gjendje shëndetësore, një prej tyre është mpiksja e gjakut. Ajo u shpreh se:
Sapo kisha filluar pilulat, të cilat nuk duhej t’i kisha marrë kurrë, sepse jam dikush që vuaj nga migrena gjithsesi. Dhe thjesht nuk fola me mjekët e mi për këtë. Po nëse vuan nga migrena dhe merr pilula, ke edhe më shumë shans për të pësuar goditje në tru.
Sipas Fondacionit Amerikan të Migrenës, disa kontraceptivë oralë mund të kenë efekte anësore të mundshme dhe të rrezikshme për gratë që vuajnë nga migrena. Për këto gra, pilulat e kontrollit të lindjes mund të rrisin rrezikun e tyre për goditje në tru dhe sëmundje kardiovaskulare, në varësi të historisë së tyre personale. Ato gjithashtu mund të jenë në rrezik më të lartë të trombozës së venave ose mpiksjes së gjakut.
Justin dhe Hailey u njohën në koncertin e Bieber të vitit 2009 dhe ata tashmë janë të martuar prej 3 vitesh. Dyshja ka marrë gjithnjë komente pozitive nga fansat dashamirës të tyre. Mirëpo duket se edhe komentet kanë qenë të tepërta herë pas here, teksa fansat kanë dyshuar hapur lidhur me një shtatzani të mundshme të Hailey.
Kjo ka bërë që bukuroshja të mohojë shumë herë zërat për shtatzaninë e saj, të cilat kanë lindur qoftë në fotot e dyshes në Met Gala, apo edhe në imazhe të tjera të publikuara të çiftit. Hailey nuk ka ngurruar t’i mohojë këto zëra teksa ka shfaqur se edhe është bezdisur nga këto komente.
Së fundmi, modelja e njohur dhe njëkohësisht bashkëshortja e këngëtarit të famshëm kanadez Justin Bieber, Hailey Baldwin i është lutur njerëzve që ta lënë të qetë dhe të ndalojnë së komentuari gjëra të këqija në mediat e saj sociale. Në një video të TikTok të postuar së fundmi, bukuroshja duket se po u drejtohet fansave të ish-të dashurës së bashkëshortit të saj Justin Bieber, Selena Gomez, të cilët komentojnë rregullisht dhe e krahasojnë me këngëtaren 29-vjeçare.