Big Brother Radio Celebrities Gossip Showbiz

Habit Sara Karaj në “Big Brother Radio”: Dua ta fitojë Egla, Juli është ‘jashtë mode’!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”. Ndërkohë, e ftuar në “Big Brother Radio” ishte ish-banorja Sara Karaj.  Ajo bëri analiza të lojës së banorëve, situatat e “BBV3” e shumë të tjera. Por si është pritur Sara pas daljes nga “Big Brother Vip”?

Po e përjetoj shumë mirë. Kam patur reagim pozitiv dhe jam e lumtur për këtë. Për momentin do jem në Shqipëri. Do merrem me disa bashkëpunime me disa emisione. Do jap intervista, nuk besoj që do filloja diçka vetë, por nëse ftohem në ndonjë projekt, sepse janë diskutuar disa…

Kë sheh ish-banorja si fitues të “BBV3”?!

Unë jam mes Eglës dhe Romeos, por dua ta fitojë Egla. Ndërsa Juli më duket që është ‘jashtë mode’.