Sport

Habit Redi Jupi: “Shqipëria nuk është në nivelin për të luajtur në Europian, kjo ndeshje na nxori zbuluar”!

Top Arena është një emision i dedikuar kampionateve më të rëndësishme të futbollit, Kupa e Botës dhe Kampionati Europian i Futbollit. Që prej vitit 2006 Top Channel organizon në verë një emision të dedikuar këtyre eventeve të mëdha të futbollit. Edhe këtë vit gjatë muajve qershor-korrik çdo natë do jemi me TOP ARENA për të ndjekur nga afër Kampionatin Europian EURO 2024 që zhvillohet në Gjermani. Këtë edicion Europiani merr më shumë vlerë për pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare.

Redi Jupi i ftuar në “Top Arena” ka dhënë përshtypjen e tij për ndeshjen Shqipëri-Itali ditën shtunë. Sipas tij Kombëtarja shqiptare nuk ka qenë në nivelin e Europianit, duke lënë të nënkuptojë se priste më shumë.

Redi Jupi: E di si mu duk Manush sepse këto ditë kam parë dhe kampionatin e atletikës, këto kërcimet me shkop. Ishin në finale dy, por njëri ishte shumë superior ndaj tjetrit. Ai ngaqë bëri dy kërcime dhe ai tjetri shkoi kërceu 6.20 dhe ky ishte 50.8 dhe ky e vuri stekën 6.20. Ai nuk i afrohej fare atij kërcimi atje kështu mu duk dhe mua në ndeshjen Shqipëri-Itali, shpresoj të jem i gabuar në perceptimin tim. Pra steka e Europianit m’u duk shumë e lartë për ekipin tonë? Domethënë niveli i ndeshjesh na nxori zbuluar.

Ju rikujtojmë se, Jori Delli është pjesë në Top Arena në moderim e mbrëmjen e djeshme është surprizuar nga stafi përmes një videoje live nga i dashuri i saj, reperi i njohur italian Fred De Palma. Jori mbeti mjaft e habitur sesi kishin mundur të bindnin reperin pët atë lidhje telefonike, pasi sipas saj ai nuk pranon nëse nuk paguhet.