Aktualitet

Habit mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Pere: Më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni!

Mjekja e pezulluar e Onkologjikut, Alketa Ymeri Pere është e ftuar në Top Story në Top Channel këtë të martë. Duket se edhe një tjetër herë, deklaratat e saj po shkaktojnë bujë, teksa skandali tek Onkologjiku ka qenë në krye të vëmendjes mediatike gjatë këtyre ditëve!

Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në publik?

Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur këto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.

Grida Duma: Ndihesh mjeke?

Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri. Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment i vogël për t’u hedhur nga ballkoni.