Ylli televiziv Kim Kardashian zbuloi se fëmijët e saj përpiqen ta ndihmojnë të gjejë një partner, por ajo nuk është ende gati. 43-vjeçarja është pyetur për jetën e saj sentimentale nga Jimmy në “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”. “Çfarë po ndodh me jetën tënde sentimentale? A po del me dikë?”-e pyeti Jimmy drejtpërdrejt, pasi bisedoi me Kim për karrierën e saj në rritje si aktore.
“Oh, mendova se po flisje për një skenë dashurie në një shfaqje”-u përgjigj Kim duke shkaktuar të qeshura në mesin e publikut në New York City. “Jo”, shtoi ajo. “Je beqare?”, pyeti Jimmy. “Po”, konfirmoi Kim.
“Është shumë qesharake sepse fëmijët e mi përpiqen të më gjejnë një partner, sikur janë të gatshëm tani, por unë nuk jam”-tha Kim, e cila ka katër fëmijë me ish partnerin, Kanye West.
“Ata janë shumë të veçantë, vijnë në shtëpi dhe bëjnë lista. Saint dëshiron që të jem me ndonjë lojtar basketbolli ose futbolli. Dhe unë i them ‘Sikur ta dije’-tha Kim duke mbuluar gojën.
“Disa nga fëmijët e mi duan që të jem me ‘streamers’. Kanë bërë lista dhe përpiqen fshehurazi të më gjejnë një partner. Dhe unë u them, ‘Fëmijë, kjo thjesht nuk është ajo që dua tani’-tha Kim.
Kim gjithashtu zbuloi se ishte në një udhëtim vetëm me vajzën e saj North në New York City dhe e përshëndeti atë nga publiku. Ajo tregoi se i pëlqen të udhëtojë vetëm me secilin nga fëmijët e saj dhe se shijon kohën personale me ta.
Kardashian sapo ka paraqitur dokumente ligjore duke kërkuar nga një gjyqtar të lëshojë një urdhër ndalimi kundër Melvin Jeffery Conley. Sipas dokumenteve, Kim mori një telefonatë nga Emma Roberts, duke e paralajmëruar atë se një burrë që kishte hyrë me forcë në shtëpinë e saj i kishte treguar për dëshirën e tij për të kontaktuar me Kim dhe fëmijët e saj.