Në vitin 1991, ylli televiziv Amanda Holden u shfaq për herë të parë në televizion si një konkurrente në “Cilla Black’s Blind Date”. Tani, ylli i “Britain’s Got Talent” dëshiron të prezantojë shfaqjen e saj të takimeve dhe madje do t’i lejojë vajzat e saj Alexa 18 vjeçe dhe Hollie 12 vjeçe, të marrin pjesë në të.
53 vjeçe tha për MailOnline se:
Ëndrra për mua është të kem një shfaqje takimesh. Nuk do t’i lija vajzat e mia të shkonin në Love Island, por nëse do të donin të shkonin në një shfaqje takimesh, unë do t’i lejoja.
Amanda ishte vetëm 19 vjeçe kur mori pjesë në ‘Blind Date’, duke u thënë shikuesve se burri i saj ideal do të ishte ylli i filmit Jack Nicholson.
Amanda shtoi:
Vajza ime e madhe është shumë e turpshme, kështu që nuk ka asnjë mënyrë që ajo të dëshirojë të dalë para kamerës. Ajo është një studente e mirë që dëshiron të studiojë anglisht në universitet, por e vogla është e çmendur, ajo patjetër do të ndjekë hapat e mia.
Rikujtojmë se së fundmi duke folur në një intervistë, Amanda zbuloi se pirja e ujit dhe shmangia e të qenit e mirë me të gjithë e bën atë të duket e re. Ajo tha për Express se:
Unë pi shumë ujë sepse ha shumë çdo mëngjes. Unë nuk i mohoj asgjë vetes. Mendoj se kur je e lumtur dhe e sigurt shkëlqen. Kam njerëz të mirë rreth meje, e rrethoj veten me njerëz të mirë dhe e vendos energjinë time te njerëzit që e meritojnë. Nuk mundohem më që t’i kënaq njerëzit.