Gossip Health & Beauty Showbiz

Ha të njëjtin ushqim prej vitesh, ky është mëngjesi i Beyonce!

Ylli i muzikës pop Beyonce ka vite që ha të njëjtin ushqim për mëngjes; vezë të rrahura dhe të fërguara (vetëm të bardhët), të shoqëruara me një lëng perimesh ose një gotë qumësht me pak yndyrë dhe drithëra. Ky mëngjes ka një kontribut të jashtëzakonshëm ushqyes, që e bën atë të shëndetshëm dhe me plot përfitime.

Ushqimet që përbëjnë këtë mëngjes plotësojnë pothuajse të gjitha lëndët ushqyese të kërkuara për një vakt mëngjes optimal. E bardha e vezëve është një opsion i shkëlqyeshëm për t’u përfshirë në mëngjes, pasi ka shumë paj yndyrë dhe është e pasur me proteina. Perimet e pranishme në “smoothie” ofrojnë fibra, minerale dhe vitamina.

Qumështi me pak yndyrë është thelbësor për të përfunduar konsumin ditor pa përfshirë pjesën e dëmshme, ndërsa drithërat janë burim i shkëlqyer i fibrave dhe, në raste të veçanta, i karbohidrateve. Rikujtojmë se këngëtarja ka folur së fundmi për jetën e saj personale gjatë një interviste me GQ. Këngëtarja foli për sfidat e rritjes së tre fëmijëve. Ndër të tjera, Beyoncé zbuloi se e gjithë jeta e saj, përfshirë orarin e saj të përditshëm, sillet rreth fëmijëve të saj. Artistja tha se:

Përpiqem të bëj turne vetëm kur fëmijët e mi nuk janë në shkollë. Gjithmonë kam ëndërruar për një jetë ku mund të shoh botën me familjen time, duke i ekspozuar ata ndaj gjuhëve, arkitekturës dhe mënyrave të ndryshme të jetesës. Një gjë për të cilën kam punuar jashtëzakonisht shumë është të sigurohem që fëmijët e mi të kenë sa më shumë normalitet dhe privatësi të jetë e mundur, duke u siguruar që jeta ime personale të mos bëhet markë. Është kaq e lehtë për të famshmit që ta kthejnë jetën e tyre në art performance. Kam bërë një përpjekje të madhe për të qëndruar besnike ndaj kufijve të mi dhe për të mbrojtur veten dhe familjen time. Asnjë shumë parash nuk vlen për paqen time. Të rritësh tre fëmijë nuk është e lehtë. Ndërsa rriten, ata bëhen individë me nevoja, hobi dhe jetë sociale unike. Binjakët e mi janë një dhuratë nga Zoti. Prindërimi ju mëson shumë për veten tuaj. Duhet shumë lutje dhe durim.