Gwyneth Paltrow ndau një vështrim në arratisjen e saj më të fundit të pushimeve. Themeluesja e ‘Goop’ postoi në llogarinë e saj në Instagram një sërë fotografish nga koha e saj në Milano. Së pari Gwyneth postoi një foto të ish-bashkëshortit Chris Martin duke performuar në skenë me grupin e tij Coldplay, me mbishkrimin “Milano”, përpara se të zbulonte një foto të saj dhe djalit të tyre 17-vjeçar Moses.
Duke marrë të njëjtën pozë—duke qëndruar drejt dhe duke i ngulur sytë kamerës me duart anash—Moses kishte veshur një këmishë blu, me një kravatë të zezë dhe pantallona të shkurtra dhe çorape të zeza. Ai e përfundoi pamjen me një çantë të zezë dhe atlete të kuqe.
Ndërkohë, Gwyneth veshi një këmishë me vija të kuqe dhe të bardhë, pantallona të shkurtra të bardha dhe atlete për një pamje si stil marinari. Dhe megjithëse Gwyneth kryesisht i mban fëmijët e saj larg vëmendjes, ajo u dha fansave një paraqitje të shkurtër se si Moses merr këshillat e saj për shëndetin dhe mirëqenien. Në tetor të 2022, ajo tha në një intervistë se:
Ai mezi më lejon t’i jap atij një vitaminë, kështu që është gjithashtu sikur duhet të dish se kur të heqësh dorë dhe t’i japësh atij hapësirën e tij.
Më herët, ktorja e njohur Gwyneth Paltrow ndau një foto të rrallë me djalin e saj 17-vjeçar, Moses me rastin e ditëlindjes së tij. “Gëzuar ditëlindjen e 17-të djalit që më mbush shpirtin sa herë e shikoj”, shkroi ajo një selfie të tyren në një varkë. Ajo shtoi:
Ti je njeriu më i jashtëzakonshëm, i sjellshëm dhe i dashur. Ti na bën të gjithëve të qeshim me përshtypjet e tua perfekte dhe na frymëzon me harmonitë e tua. Unë ju adhuroj thellësisht më shumë se sa mund ta imagjinoni ndonjëherë! Me dashuri, mami.