Sport

Gvozdenoviç i pakënaqur: Ndoshta kemi dy situata për gjykimin

Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenoviç, ka shprehur hapur mërzinë e tij për humbjen përballë Teutës.

“Ishte ndeshje e nisur mirë, 1-0 për ne. Kishim një mundësi të shënonim edhe të dytin. Nuk menaxhuam situata mirë, erdhi një gol në minutat e fundit nga goditje standarte. Kur po dominonim, duke menduar të shënojmë të dytin, e pësuam dhe u bë e vështirë. Çunat reaguan, bëmë të gjitha, shënuam një dhe ishte maksimumi nga ne. Jam mërzitur se mendoj se nuk e meritonim humbjen, por rezultati është 2-3 dhe jemi shumë të mërzitur.

Protesta për gjykimin? Ne kemi respekt për federatën për gjyqtarët,. Ndoshta kemi dy situata, në pjesën e parë ishte kartoni i dytë për Jaxzhi kundër Bismark dhe ndoshta në fund. Nuk e dinë  pastaj ta shohin VAR e moviola.

Edhe ndaj Vllaznisë punuam shumë për goditjet standarte dhe ishim mirë. Sot shtylla erdhi nga një krosim, por goli është i drejtë, vjen nga një e tillë, Nuk ishim vendosur mirë dhe tani ne punojmë, por në lojë është gjë tjetër. Kur krosonte Kruja duhej të reagonim më shpejt, e bëmë më vonesë.

Kemi Jurin, Pecanin, Krasniqin. Nuk mund të them që Juri bëri keq, por mund të shkojë më shumë në fazën ofensive nga plani i dytë, se i ka cilësitë. Por sot nuk e kërkoi shumë. Ndoshta kjo sot ishte minus për ne”, tha Gvozdenoviç pas sfidës. Skënderbeu u mund në Korçë 2-3 nga Teuta. Në ndeshjen tjetër të orës 19:00, Vllaznia mundi 3-1 Egnatian duke u barazuar me pikë kampionët në fuqi.   Javën e katërt të Superiores e çeli barazimi 2-2 në Ballsh mes Bylisit dhe Tiranës. Nesër në orën 19:00 luhen dy ndeshjet e prapambetura: Partizani – Dinamo dhe Elbasani – Laçi.