Celebrities Gossip Showbiz

Guximin e Fifit do të donin të gjitha vajzat, këngëtarja flet për herë të parë për lidhjen me Adisin!

Mbrëmjen e djeshme në emisionin më të përfolur të momentit në Top Channel, “Më lër të flas”, ishte e ftuar këngëtarja e njohur Fifi e cila tregoi shumëçka, madje edhe të gjithë zanafillën e njohjes më partnerin e saj, Adis Patushin. Fifi tregoi se me Adisin u njoh përmes Kledit, ish-banorit të “BBV”.

Marrëdhënia me Adisin është gjithçka që kam ëndërruar në jetë. Është dashur të futem në ‘BBV’ për të njohur Kledin dhe pastaj për të njohur Adisin. Kledi është kushëriri i Adisit. Jemi takuar 2-3 herë pasi kam dalë nga ‘BBV’. Pasi doli PM ishim mbledhur të gjithë dhe Kledi u ul përball meje, tha: ‘më pyeti Adisi çfarë shenje je’. Thash ‘leje se i shkruaj vet’, ‘jam Dashi i thash’. Më ka ardhur më ka takuar. Atë dite e putha. Ishin tre katër qirinj të ndezur dhe nuk i rezistova dot.

Fifi zbuloi edhe arsyen përse e bëri kaq shpejt publike lidhjen me Adisin.

Për me i ik pakëz asaj vorbullës që ishte faza e Big Brother unë kisha sulme të padiskutueshme, kam humbur edhe miq. Unë nuk kam dashur kurrë t’i bëjë lidhjet e mia publike, por e kam bërë publike për të treguar se sa e dashuruar jam unë me atë dhe se si më bën ai mua të ndihem kur jam me të.

Për marrëdhënien që ka me ish-banorët e ‘Big Brother VIP’, pas përfundimit të spektaklit, Fifi tha se me shumë pak prej tyre takohet.

Refuzoj të merrem me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok. Kam shprehur pëlqim për dy-tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush nuk ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mua, kam dëgjuar gjëra të rënda.