Aktualitet

Gushti rikthen emigrantët në vendin e tyre, fluks lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës!

Gushti vijon të risjellë emigrantët në venin e tyre, pasi edhe kjo fundjavë ka pasur një fluks të shtuar lëvizjesh në pikën kufitare të Kakavijës.

Sipas informacioneve, në datën 9 gusht, janë regjistruar 9991 shtetas në hyrje-dalje.

Në vendin tonë kanë hyrë 6436 persona dhe 1984 makina.

Ndërkohë në dalje janë regjistruar 3555 shtetas në dalje dhe 1195 mjete.

Në sportelet e pikës kufitare të Kakavijës po punohet nga pala shqiptare me katër, ndërsa nga pala greke me 3.