Celebrities Gossip Music Showbiz

Grupi legjendar Coldplay vjen me albumin e dhjetë!

Coldplay ka realizuar një album të ri të quajtur “Moon Music”. Pas albumit “Music of the Spheres”, të cilin e publikuan në vitin 2021 dhe një turneu të suksesshëm global, grupi publikoi albumin e tyre të dhjetë.

Ka dhjetë këngë në të dhe zhanri i albumit është si ato të mëparshmet, një kombinim i ‘rock’-ut alternativ dhe ‘pop’-it.

Këngët e albumit janë:

“Moon Music”

“Feels Like I’m Falling in Love”

“We Pray ft Little Simz, Burna Boy, Elyanna and TINI”

“Jupiter”

“Good Feelings ft. Ayra Starr”

“Alien Hits/Alien Radio”

“iAAM”

“Aeterna”

“All My Love”

“One World”

Kur Chris Martin u pyet për titullin e albumit, ai tha se kishte të bënte me fazat e ndryshme të jetës. Kënga kryesore e albumit “Feels Like I’m Falling in Love” u prezantua para audiencës në korrik. Ndërkaq, grupi po përgatitet të dalë në pension dhe se albumi i 12-të do të jetë i fundit i tyre.