Grupi ABBA është shumë i dashur për publikun shqiptar dhe të huaj. Edhe pse moshat e reja ndoshta nuk kanë shumë njohuri për këtë grup muzikor, padiskutim moshat më të rritura ndiejnë një dashuri dhe nostaligji të veçantë për artistët e grupit.
Ndërkohë, Benny Andersson, Anni-Frid Lyngstad, Agnetha Fältskog dhe Bjorn Ulvaeus nga ABBA u panë teksa u ndanë së bashku për herë të fundit pasi u ribashkuan për koncertin e tyre të enjten mbrëma. Grupi pop u pa së bashku në publik për herë të parë në 14 vjet, teksa morën pjesë në shfaqjen e tyre revolucionare ABBA Voyage në Londër.
Pas një nate të mbushur me argëtim, me këngë dhe vallëzim, tre nga katër anëtarët u panë të grumbulluar së bashku në parkingun e makinave, përpara se të niseshin për në makinat e tyre. Grupi dukej se po argëtohej pak ndërsa po bënte fotot e fundit së bashku. Anëtarët e grupit ABBA, të cilët janë të famshëm për hitet e mëdha duke përfshirë “Dancing Queen”, “Mamma Mia”, “Chiquitita” dhe “Gimme Gimme Gimme”, u ndanë në vitin 1983.
Kujtojmë, se shtatorin e kaluar grupi ABBA janë kthyer dhe njoftuan se kanë disa këngë të reja për të publikuar për fansat e tyre pasi grupi zbuloi se ata janë kthyer në biznes pas gati katër dekadash pushim. ABBA kanë emocionuar adhuruesit e muzikës në të gjithë botën pasi njoftuan një rikthim të bujshëm me muzikën e tyre të parë të re pas 39 vitesh.