Love & Sex

Gruaja i dhuron të shoqit për Shën Valentin fotot e vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram!

Një grua i dhuroi bashkëshortit të saj për Shën Valentin si dhuratë të gjitha fotografitë e vajzave që ai kishte pëlqyer në Instagram. Romantike apo jo?!

Gloria, një grua që mendohet të jetë nga Amerika, ka fituar shumë ndjekës në Tik Tok, pas një videoje epike, e cila ka marrë më shumë se 4.4 milion shikime.

Ajo ka ndarë në këtë aplikacion dhuratën që i ka përgatitur partnerit për Shën Valentin dhe gjejeni çfarë? Gloria ka printuar të gjitha fotot e vajzave që i shoqi ka pëlqyer në Instagram, i ka vendosur në një kuti dhe kështu e ka “surprizuar”.

Duke qenë se të gjithë po tregojnë se çfarë i kanë dhuruar partnerit për Shën Valentin, mendova ta tregoj dhe unë dhuratën time. I kam bërë burrit këtë kutinë e vogël dhe të bukur, të mbushur me foto të vajzave që ai ka pëlqyer në Instagram. Shpresoj që ta pëlqejë, shprehet ajo në video.

Padyshim që kjo është dhurata më e pazakontë e këtij Shën Valentini…