I nxehti nuk kursen as Groenlandën! Me temperatura më shumë se 10 gradë celsius mbi normat e sezonit, studiuesit danezë janë befasuar nga një episod i shkrirjes masive të hemisferës akullnajore që mbulon territorin e madh arktik. Në pesë ditë është shkrirë me rreth 8 miliardë tonë çdo 24 orë, dyfishi i normës mesatare gjatë verës.
Temperaturat aspak normale mbi 20 gradë u shënuan ditët e fundit në veri të Groenlandës.
Në Aeroportin e Nerlerit Inaat, në verilindje të ishullit, termometri arriti në 23.4 gradë celsius më 29 korrik e përbën nivelin më të lartë të matur që prej fillimit të zbulimeve të stacionit meteorologjik.
Kjo valë e nxehtë që gjithashtu evidentohet në një pjesë të madhe të territorit arktik u shënua nga një ritëm i përshpejtuar i shkrirjes së hemisferës akullnajore.
Në vlerësimet e ekspertëve, në shkallë krahasuese, vëllimi i madh i ujit të shkrirë çdo ditë kohët e fundit do të mjaftonte për të mbuluar të gjithë sipërfaqen e Floridës në Amerikë, me pesë centimetra ujë.
Rekordi ditor i shkrirjes së Groenlandës nga vera e 2019-ës, nuk është thyer, por pjesa e territorit të saj ku u shkri akulli, rezulton më e madhe se dy vjet më parë.
Ngrohja e Arktikut është tre herë më e shpejtë se kudo në botë e ky paraqet shqetësim për shkencëtarët.
Sipas një studimi të publikuar në janar, deri në 2100-ën, shkrirja e akullit të Groenlandës duhet të kontribuojë në rritjen e përgjithshme të nivelit të oqeaneve me 10 deri në 18 centimetra. Thënë ndryshe, 60% më shpejt se vlerësimi i mëparshëm.