Aktualitet

Gripi arrin pikun e infektimeve, ISHP: Jemi ende larg epidemisë

Mijëra pacientë paraqiten çdo ditë në dyert e poliklinikave si pasojë e prekjes nga gripi stinor.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik, pohojnë se tashmë infektimet e kanë arritur pikun, por ende nuk jemi në situate epidemie.

Ashtu siç ishte parashikuar gripi stinor po bashkëqarkullon me COVID-19, por duke  e mbizotëruar atë.

Rastet e prekura nga gripi janë të shpërndara në të gjithë vendin.

Situata aktuale është e qëndrueshme, por ekspertët thonë se nëse të infektuarit do të kapin shifrën e 24 mijë të sëmurëve në javë, atëherë Shqipëria futet në epidemi.

Injektimi i vaksinës së gripit dhe asaj kundër COVID-19, konsiderohet si arma më e mirë për të parandaluar rastet e rënda dhe fatalitetet.