Celebrities Gossip Showbiz

Grevë urie në “BBV2”, ja cila është arsyeja!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Banorët e rinj që u bënë pjesë e “Big Brother” kanë vendosur të bëjnë një “sakrificë”. Ata kanë vendosur të mos hanë duke nisur nga dita e sotme deri nesër. Ky gjest “sakrifikues” vjen si një formë sensibilizimi kundër dhunës ndaj grave. Më pas edhe banorët e vjetër ishin dakord për këtë “sakrifikimin”.

Ditën e tij të parë në shtëpinë e ‘BBV2’ Qetsori i ka habitur të gjithë me veprimin e tij. Ai bëri dush nudo e këtë gjë nuk e ka bërë asnjë banor tjerër deri më tani. Teksa po ia tregonte këtë gjë Oltës dhe Jurit, vajzat u shprehën të habitura dhe nuk u ka pëlqyer si veprim, ku dhe e kanë këshilluar Qetsorin të bëjë kujdes.