Greta Koçi është tanimë prej vitesh këngëtare në tregun tonë muzikor, teksa nuk ngurron të eksperimentojë me zhanret muzikore. E nuk ka të madh e të vogël që nuk ka dëgjuar ndonjëherë për batutën se “Greta Koçi është 16 vjeç” e kjo pasi këngëtarja ka qenë që prej adoleshencës së saj pjesë e skenës.
E kohëve të fundit, Greta kishte zgjedhur të qëndronte pak larg tregut muzikor dhe të mos ishte aq aktive sa në fillimet e saj, por duket se bukuroshja e ka nisur këtë vit mbarë, pasi ka lansuar disa projekte muzikore. E gjithashtu, artistja qëndron më pranë ndjekësve dhe dashamirësve të muzikës së saj nëpërmjet koncerteve që sidomos në sezonin veror janë të shumta.
Teksa, duket se në daljet e këngëtareve tona nuk dëgjohet vetëm muzika, por vëmendje të madhe tërheq edhe ‘look-u’ i tyre. Si ka ndodhur së fundi me Gretën, së cilës i ka ardhur një mesazh nga një ndjekës që e komplimenton për veshjen e saj, pasi ‘po shohim shumë këngëtare të zhveshura’ dhe teksa e ka shpërndarë në rrjete sociale, bukuroshja duket se bie dakord me fjalët.
Çfarë mesazhi
Po ju, çfarë mendimi keni për veshjen dhe kërcimet e këngëtareve tona në koncerte?
Teksa aktivitetin në rrjete sociale nuk e ka ndalur asnjëherë, Greta disa javë më parë ka zhvilluar një ‘Ask’ me ndjekësit e saj ku ndërsa është pyetur se cila është kënga e saj më pak e preferuar, përgjigja na habiti paksa.