Gossip Health & Beauty

Gratë e këtyre vendeve janë krenare për të pasmet e tyre!

Format e trupit të grave janë konsideruar gjithmonë një simbol feminiteti dhe pjellorie. Atributet femërore nuk lidheshin vetëm me mëmësinë, por edhe me pjellorinë. Fatkeqësisht, sot trupi femëror shikohet nga një prizëm tjetër, përmes industrisë së modës dhe industrisë së argëtimit.

Të dhënat e mbledhura nga firma e kërkimit të tregut GitNux detajuan madhësinë mesatare të ijëve të grave në 15 vende. Fatkeqësisht Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit nuk ishin në listë. Republika e Afrikës së Jugut zuri vendin e parë, e ndjekur nga Argjentina dhe Suedia. Greqia është në vendin e katërt dhe Gjermania në vendin e pestë. Gratë amerikane janë në vendin e gjashtë. Brazili, i cili prej kohësh është konsideruar si kryeqyteti botëror i formave trupore të femrave, nuk ka hyrë në listë. Ndërkaq, njihuni me listën e detajuar të vendeve nga ky hulumtim dhe madhësinë mesatare të ijëve të grave që jetojnë në to:

Republika e Afrikës së Jugut – 106 cm
Argjentina – 104 cm
Suedia – 103,9 cm
Greqia – 103.3 cm
Gjermania -103.1 cm
SHBA – 102,9 cm
Rusia – 102.8 cm
Italia – 102,8 cm
Australia – 102.8
Holanda – 102.2 cm
Kanada – 102 cm
Franca – 102 cm
Nigeria – 97,9 cm
Koreja e Jugut – 96,5 cm
Japonia – 96 cm

Ndërkaq, keni bërë squats, deadlifts, lunges dhe gjithçka tjetër por prapë nuk dalloni dot asnjë ndryshim te të pasmet tuaja. Sipas trajnerit Mohamed Bounaim, ka një sërë arsyesh pse muskujt tuaj glutealë nuk po arrijnë rezultatet që dëshironi, pavarësisht nga puna e vështirë që duket se po bëni. Fillimisht, është e rëndësishme të theksojmë se muskujt që ndodhen tek të pasmet nuk duhen vetëm për arsye estetike.

Muskujt glutealë duhet të jenë të fortë sepse mbështesin legenin, pjesën e poshtme të shpinës dhe gjunjët. Ata janë gjithashtu të rëndësishëm për të na ndihmuar të qëndrojmë drejt, të vrapojmë dhe të ecim, si dhe të ruajmë ekuilibrin me njërën këmbë.