Luani
Luanesha dëshiron të ketë pranë saj një burrë të cilin do ta respektojë dhe admirojë. Dhe që kjo të ndodhë, ai duhet të jetë më dinamik se ajo, të jetë vendimtar, krijues dhe t’i japë asaj ndjenjën e sigurisë absolute. Se me të në krah ajo nuk ka pse të frikësohet sepse ai “i del zot” për gjithçka! Domethënë, ai është një mbret i denjë në krah të mbretëreshës.
Dashi
Gruaja Dashi mund të jetë e fortë më vete, por dëshiron të ketë në krah një burrë edhe më të fortë se ajo. Ajo dëshiron të jetë në gjendje të mbështetet tek ai. Të jesh njeriu që do të bëjë punët e shtëpisë për shembull. I cili do të jetë në gjendje t’i japë zgjidhje çdo problemi që shfaqet, ta mbrojë atë dhe pranë tij të ndihet e sigurt.