Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Gratë e famshme që “braktisën” karrierën për t’u bërë nëna me kohë të plotë!

Për hir të një karriere dhe popullariteti të shkëlqyer, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa. Megjithatë, ka shumë gra të famshme që kanë sakrifikuar karrierën e tyre të suksesshme për t’ia kushtuar jetën familjes dhe fëmijëve. Njihuni me disa prej këtyre grave…

1. Uma Thurman

Një nga rolet e preferuara të aktores dhe yllit të “Kill Bill”, Uma Thurman, është të qenit nënë e 3 fëmijëve. Në një nga intervistat e saj para se të lindte fëmijën e saj të tretë, aktorja pranoi se po luftonte me fajin e të qenit një nënë që punonte, duke u përpjekur të ruante një ekuilibër punë-jetë. Tani ajo po merr role të vogla në filma dhe shfaqje televizive, duke i kushtuar pjesën më të madhe të kohës rritjes së fëmijëve të saj.

2. Jessica Biel

Jessica Biel ishte një nga aktoret më të zëna në Hollywood derisa u takua me bashkëshortin e saj, Justin Timberlake. Çifti po rrit 2 djem, më i vogli ka lindur vitin e kaluar. Biel i ka dhënë përparësi familjes mbi karrierën e saj. Aktorja mendon se mëmësia është puna më e vështirë në botë, por gjithashtu shton se është një përvojë e mahnitshme.

3. Jessica Simpson

Jessica Simpson vendosi të hiqte dorë nga karriera e saj muzikore për hir të familjes. Tani ajo është një nënë me kohë të plotë e 3 fëmijëve dhe një biznesmene e suksesshme. Mëmësia gjithashtu e frymëzoi atë të lançonte një koleksion rrobash për gratë shtatzëna. Simpson rrëfen se “të jesh nënë është mundësia dhe sfida më e mirë me të cilën jam bekuar ndonjëherë në jetë”.

4. Hilary Duff

Hilary Duff pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, vendosi të ndalonte karrierën e saj televizive. Duff ia kushton pjesën më të madhe të kohës 3 fëmijëve të saj dhe siç theksoi ajo vetë: “Unë gjithmonë e dija se të bëhesha nënë do të ishte prioriteti im numër një në jetë.”

5. Christina Aguilera

Christina Aguilera është krenare jo për zërin e saj unik, por për lindjen e djalit të saj të dashur, Maksit. Kur Aguilera lindi fëmijën e saj të parë, ajo u tërhoq nga qendra e vëmendjes. Tashmë ajo është nënë e 2 fëmijëve dhe publikon herë pas here disa këngë, por gjithsesi ka prioritet familjen mbi gjithçka.

6. Alicia Keys

Këngëtarja 15-herë fituese e çmimeve Grammy, Alicia Keys, u martua në vitin 2010 dhe që atëherë lindi 2 fëmijë.  Sot, Keys merr pjesë herë pas here në disa projekte si “The Voice”, por më së shumti i jep përparësi familjes dhe fëmijëve mbi gjërat e tjera.

7. Lisa Bonet

Aktorja amerikane Lisa Bonet është një nënë e 3 fëmijëve dhe menjëherë pasi u bë e suksesshme, u martua me rokerin, Lenny Kravitz dhe solli në jetë fëmijën e saj të parë, Zoën. Pasi u bë nënë, Bonet e ndërpreu karrierën e saj të aktrimit dhe u fokusua te amësia. Në martesën e saj të dytë, aktorja solli në jetë 2 fëmijë. Aktualisht, karriera e Bonet është si mësuese për fëmijët e saj dhe ajo është absolutisht e suksesshme në të.

8. Elizabeth Hurley

Aktorja angleze Elizabeth Hurley, e cila u bë e famshme për shkak të rolit të saj si Vanessa Kensington lindi fëmijën e saj të parë në vitin 2002. Siç komentoi vetë, ajo vendosi ta vendosë djalin e saj “mbi punën, mbi jetën shoqërore dhe mbi çdo gjë”.