Një në 50 gra sëmuret nga kanceri ovarian dhe ruajtja e fertilitetit, rikuperimi dhe prognoza varen nga disa faktorë, ndër të cilët spikat faza në të cilën është diagnostikuar sëmundja. Kanceri i vezoreve është kanceri i shtatë më i zakonshëm në popullatën femërore në botë. Edhe pse përbën rreth 4% të të gjitha sëmundjeve malinje që prekin gratë, tumori gjinekologjik është më vdekjeprurës.
Pse kanceri ovarian është tumori më vdekjeprurës gjinekologjik? Arsyeja më e zakonshme është zbulimi i vonshëm, zakonisht në një fazë të avancuar kur opsionet e trajtimit janë të kufizuara. Kjo është një nga arsyet më të rëndësishme për insistimin për kontrolle parandaluese dhe të rregullta gjinekologjike.
Shifrat tregojnë se 80% e atyre që vuajnë nga këto sëmundje malinje janë gra mbi 50 vjeçe. Megjithatë, ajo shfaqet edhe te gratë më të reja. Shanset e rikuperimit janë më të larta te gratë në moshë më të re, por më së shumti varen nga stadi dhe sa e avancuar është sëmundja në momentin e diagnostikimit.
Doktoresha Adeola Olaitan, onkologe gjinekologjike në Spitalet University College London thotë se sipas statistikave, një në 50 gra mund të sëmuret nga ky lloj kanceri. Ajo gjithashtu shpjegon pse prek disa kategori të veçanta: “Kanceri i vezoreve shfaqet më shpesh te gratë që nuk kanë pasur fëmijë, ato që ishin në terapi zëvendësuese për trajtimin e sterilitetit, gra që kanë përdorur pilula kontraceptive për një periudhë të gjatë kohore, gra që nuk kanë ushqyer fëmijën me gji. Në praktikë, ka pasur raste të grave dhe vajzave shumë të reja me këtë kancer dhe shkaku ka shumë të ngjarë të jetë aktiviteti i pakontrolluar hormonal.
Arsyeja është se nuk ka një kontroll specifik për këtë lloj kanceri në krahasim me kancerin e qafës së mitrës, gjirit apo fshikëzës. Zakonisht është asimptomatike dhe më së shpeshti diagnostikohet në stade të avancuara, ndaj është një nga rekomandimet më të rëndësishme për ekzaminime të rregullta që nga adoleshenca”.