Lifestyle

Gratë apo burrat?! Studimi i fundit zbulon se kush stresohet më shumë në punë!

Gratë kanë më pak të ngjarë të promovohen në punë, se sa burrat, kjo sepse ndihen më të stresuara, të frustruara dhe të dekurajuara në punë, ka pohuar një studim i ri. Ekspertët e udhëhequr nga Universiteti Yale zbuluan se, krahasuar me burrat, gratë raportuan se ndiheshin më të mbingarkuara, të stresuara, të frustruara, të tensionuara, të dekurajuara dhe më pak të respektuara në punë.

Sipas studiuesve, emocionet ndikojnë në performancën e punës, vendimmarrjen, kreativitetin, mungesën, zgjidhjen e konflikteve dhe efektivitetin e lidershipit.

Bashkëautori Jochen Menges tha se:

Do të ishte e vështirë për këdo që të thyente një tavan xhami kur ndihet i dërrmuar, i stresuar, më pak i respektuar dhe më pak i sigurt. Kjo barrë emocionale jo vetëm që mund të pengojë mundësitë e promovimit për gratë, por edhe t’i pengojë ato që të kontribuojnë në një organizatë me aftësitë e tyre. Duhet bërë më shumë për të barazuar fushën e lojës kur bëhet fjalë për ngarkesat emocionale në punë.

Studimi, i cili bazohet në afro 15,000 punëtorë në SHBA, zbuloi se gjinia bën një ndryshim kur bëhet fjalë për emocionet që punonjësit përjetojnë në punë. Çdokush që punon në zyrë i di mirë debatet e shumta që lindin sidomos për temperaturën e ambientit.

Disave u pëlqen që zyra të jetë më e ngrohtë, e disave u pëlqen më e ftohtë. Është e pamundur të kënaqet gjithsecili, e posaçërisht kur burrat dhe gratë ndikohen nga temperatura në mënyra të ndryshme. Sidoqoftë, sipas një studimi të ri, rritja e temperaturës së ambientit mund të jetë fitimprurëse për produktivitetin e grave. Hulumtimet e kryera nga shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se rritja e temperaturës në zyrë mund t’ua përmirësojë grave aftësinë për t’i kryer detyrat e caktuara.