Sport

Granit Xhaka në garë për “Topin e Artë”

Mesfushori shqiptar i Bayer Leverkusen, Granit Xhaka është në listën e 30 futbollistëve më të mirë të vitit 2024 dhe ka mundësi për të fituar “Topin e Artë”, trofeun më prestigjoz individual për sportistët në botë.

Xhaka, regjisori i Leverkusen ishte ndër lojtarët kyç që “Aspirinat” ia dolën të siguronin trofeun e Bundesligës për herë të parë në histori dhe France Football e ka shpërblyer 30-vjeçarin me emrin në listën e ngushtë për të fituar këtë trofe.

Ceremonia e ndarjes së ‘Topit të Artë’ do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.

Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.