Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënur një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e zhvilluar mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës. Ishte minuta e 18-të e ndeshje, kur Xhaka doli para porte dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi 1-0.
E teksa e gjithë skuadra e tifozët u ekzaltuan, në sy ra edhe mënyra interesante se si futbollisti e festoi këtë gol të shënuar. Ai u pa duke bërë një gjest me pesë gishta mbi hundën e tij, që mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por për futbollistin ka shumë kuptim.
Kjo pasi ai është një simbol që vajza e tij e vogël e bën me të atin dhe në shenjë dedikimi, Graniti vendosi që ta festojë golin e tij në këtë mënyrë. Ka qenë bashkëshortja e futbollistit, Leonita, ajo e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale, ka shfaqur momentin kur vajza e tyre bën të njëjtin gjest si i ati i saj.
Gol për Ayanan, ai premtoi. Ne të duam ty babai më i mirë.
Federata e Futbollit të Zvicrës e ka shpallur Granit Xhakën si lojtarin më të mirë të vitit 2022. Futbollisti ka pasur një vit fantastik me Arsenalin ku kryeson Premier League. Një arritje e madhe për futbollistin shqiptar, i cili është lider si për kombëtaren ashtu edhe për Arsenalin. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram Graniti ka shprehur mirënjohjen.