Celebrities Showbiz

“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”? Heidi Baci tregon për “Wake Up” sfidat e saj: “Isha komplet në autobus…”

Heidi Baci, ish-banorja e “Big Brother VIP 3” ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”. Një nga personazhet më të komentuar si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, Heidi rrëfeu më shumë për eksperiencën e saj brenda BBV3, por edhe si po shkon jeta e saj tani që ka dalë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri…

Ke komunikuar me banorët e tjerë pas daljes?

Fare. Absolutisht jo. Kam dashur të marr pak veten. Nuk kemi folur.

Do të doje të flisje me ndonjë?

Julin ndoshta mund të takoja.

“Grande Fratello” apo “Big Brother VIP 3”, cilën do të zgjidhje si eksperiencën më të bukur?

Kanë qenë të dyja të rënda. Por më ka pëlqyer më shumë “Big Brother VIP 3” këtu, sepse e kam çuar deri në fund, ka pasur më shumë emocione, sfida. Më ka rritur më shumë. Gjuha ka qenë e vështirë, në fillim isha shumë e heshtur sepse nuk i kapja gjërat shpejt. Edhe mënyra e mendimit është ndryshe. Isha komplet në autobus 90% të kohës. Jam shumë krenare për veten.

Të ka shkruar ndonjë nga banorët e “Grande Fratello” në Itali?

Kam folur me Beatrice Luzzin, është shumë e mirë. Tani që do shkoj do e takoj për një kafe. Të di edhe se çfarë mendon për Eglën (qesh).