Këngëtari i famshëm, The Weeknd nuk ka qenë aspak dakord me nominimet e “Grammy 2021”. I zhgenjyer këngëtari i konsideroi ato “të korruptuara”. Ylli i pop-it u largua me zero nominime pavarësisht se kishte shumë suksese këtë vit.
Fituesi tre herë i “Grammy” kritikoi Akademinë e Regjistrimit. Pavarësisht se kishte një nga albumet më të mëdha të vitit me “After Hours” dhe u caktua si interpretuesi i pjesës së parë të “Super Bowl” si dhe kryesoi listën e “Billboard Hot 100” me “Blinding Lights” dhe “Heartless”, përsëri këngëtari nuk mori atë që meritonte.
“Grammy-t mbeten të korruptuar. Ju më detyroheni mua, adhuruesve të mi dhe transparencës së industrisë.”-ka reaguar The Weeknd në Instagram.
Harvey Mason Jr, presidenti i përkohshëm dhe CEO i Akademisë së Regjistrimit, reagoi duke thënë se ishte i befasuar që The Weeknd nuk fitoi asnjë nominim të vetëm. Ai tha se është e vështirë të parashikosh vendimet e votuesve. “E dini, ka kaq shumë nominime dhe kaq shumë lojëra elektronike, është vërtet e vështirë të parashikosh se për çfarë votojnë votuesit në çdo vit të caktuar,”- i tha ai Associated Press. “Mundohem të mos jem shumë i befasuar.“- shtoi ai.
Rikujtojmë, se deri tani Beyonce dominon nominimet e “Grammy Awards 2021.” Këngëtarja e famshme është nominuar në 9 kategori me këngën e saj “Black Parade” përfshirë këngën dhe regjistrimin më të mirë të vitit. Me 24 çmime të fituara, Beyonce shpallet gjithashtu artistja e dytë më e nominuar në historinë e Grammy-s, pas Paul McCartney, me 79 nominime në total. Ndërkaq Taylor Swift, Dua Lipa dhe Roddy Rich ndjekin Beyonce me nga 6 nominime. Kujtojmë se Dua ka marrë dy nominime per “Albumin dhe Regjistrimin e Vitit.”