Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.
Egla dhe Jetmiri kanë debatuar ditën e sotme e prej fjalëve të saj, Jetmiri është shprehur me banorët se ndjehet i ofenduar. Kjo gjë e ka prekur Gracianon, i cili ka shpërthyer në lot, pasi mendon se Jetmiri nuk i meriton fjalët e Eglës.
Graciano: Më vjen keq se është i drejtë
View this post on Instagram
Jetmiri është shprehur se po e pret me padurim mbrëmjen e së martës, për të sqaruar gjithçka gjatë spektaklit. Teksa ka qenë në oborr duke biseduar me Rozën, banori ka habitur me deklaratën e tij, duke u shprehur se mund të marrë valixhet edhe të largohet por para saj do i sqarojë të gjitha.