Katër vite pas grabitjes spektakolare, një 67-vjeçar që pret të dalë në gjyq për vjedhjen e yllit të “KUWTK” Kim Kardashian, tregon gjithçka në një libër. “Gjithçka shkoi mirë”,-thotë Yunice Abbas që ishte një nga 12 të arrestuarit për grabitjen e argjendarive të Kardashian-it në rezidencën luksoze ku ajo qëndronte.
Ashtu siç e tregon edhe titulli i librit të tij, “Unë grabita Kim Kardashian”, Abbas nuk ka ndërmend të kundërshtojë akuzat në gjyqin që prokurorët shpresojnë të fillojë këtë vit. Ajo ishte grabitja më e madhe e një individi në Francë, në dy dekada, me vlerë prej afro 9 milionë eurosh.
Pjesa më e madhe e tyre nuk u gjetën kurrë. Policia mundi të shpëtonte vetëm një kryq me një diamant në mes, që i kishte rënë Abbas ndërsa largohej nga vendi i ngjarjes. Abbas ndërkaq tha për “AFP” se:
Juria do të japë një vendim dhe do ta bëjë këtë duke u bazuar nga ajo që u është ofruar atyre në gjykatë. Por, 50 histori të ndryshme janë rrëfyer për këtë, ndaj unë doja të tregoja të vërtetën time, atë që unë kam jetuar.
Ai ishte një nga 5 personat e moshës nga 60-72 vjeç, që u quajtën edhe “gjyshërit grabitës” nga shtypi, që hynë në apartamentin e Kim Kardashian më 3 tetor të vitit 2016.