David e Victoria Beckham që relaksohen në divan me vajzën e tyre 10-vjeçe, ndërsa hajdutë të maskuar grumbullonin veshje firmë e të tjera sende me vlerë në dhomat e katit të dytë të vilës angleze 50 milion euroshe.
Një makth i përjetuar në Holland Park, në perëndim të Londrës dhe i vetmi që kuptoi atë që ndodhi ishte Cruz, djali 17-vjeçar i çiftit të famshëm, i cili hyri vonë në shtëpi pas një nate të kaluar jashtë me miqtë. Familja mbeti e tronditur e ndërkohë dëmi vlerësohet në mijëra euro.
Siç raporton “Daily Mail”, grabitësi ka hyrë nga një dritare dhe në dhomën e gjumit të David e Victoria-s mori shumë sende me vlerë, në kohën kur dyshja qëndronte një kat më poshtë, në banesën luksoze. Ngjarja ka ndodhur një muaj më parë, por gjithçka u mësua sot. Cruz zbuloi xhamat e thyer të dritares e mungesën e objekteve.
Një burim i afërt me familjen bëri një deklaratë për britaniken “The Sun”:
Për fat të keq, çifti ra pre e grabitësve shumë profesionistë që vepronin në zonë. Por, për fat të mirë nuk arritën të shkonin në dhoma të tjera.
Pavarësisht tronditjes mëse normale në të tilla raste, e rëndësishme është që nuk pati persona të lënduar. Familjes Beckham iu grabitën veshje, aksesorë e pajisje elektronike. Brenda të njëjtës natë, grabitësit shënjestruan dy vila të tjera të fqinjëve të çiftit, por njëra ishte bosh dhe te tjetra nuk arritën të hynin.