Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese.
Një ditë më parë Morena zbuloi se teksa ndodhej në Kosovë, shtëpia e saj në Turqi ishte grabitur, ku përveç se një shume të konsiderueshme parash, janë grabitur edhe shumë bizhuteri me vlerë të lartë monetare, gjë të cilën Morena e ka treguar edhe me foto në Instastory, ku ka shkruar:
Këta hajdutë do dënohen ju premtoj. Super e shokuar si mund të ndodhë kjo në të ashtuquajturën ndërtesë më të mirë Sinpas
Ditën e sotme kanë dalë detaje të reja, ku mediat turke janë shprehur se autorët janë larguar nga banesa e saj me shuma marramendëse, ku bëhet fjalë për plot 340 mijë euro, nga to 15 mijë dollarë cash dhe të tjerat ora, stoli të ndryshme, gjerdan e byzylykë.
Mediat turke shkruajnë:
Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, pasi kanë hyrë në shtëpi kanë shkuar në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht e thyen derën dhe hynë. I kanë marrë xhevahiret nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë (13 mijë euro), ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 300 mijë euro…