Celebrities Gossip Showbiz

Grabitet shtëpia e këngëtarit Ermal Meta!

Së fundmi është grabitur shtëpia e këngëtarit shqiptar me banim në Itali, Ermal Meta. Lajmin e ka dhënë vetë këngëtari në rrjetet sociale ku dhe ka dhënë një mesazh për hajdutët. Ai ka fotografuar një foto të derës së shtëpisë së thyer dhe e shoqëron me melodinë e Antonello Vendittit. “Njoftim për hajdutët që thyen derën time sonte për të vjedhur, një gjerdan. Nëse kërkoni ar dhe para në shtëpinë e kantautorëve, ne nuk jemi të pasur.”

Ermali së fundmi është bërë baba për herë të parë. Lajmin e ka konfirmuar ai vetë më anë të një postimi në rrjetet sociale. Teksa ka postuar një foto të dorës së vogël, Meta e ka shoqëruar edhe më një mbishkrim emocionues. “Dora ime s’ka qenë kurrë kaq e madhe dhe as zemra”-shkruan këngëtari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Vogëlushja është pagëzuar me emrin Fortuna Marie. Në lidhje me ndjesitë e ndara me partneren e tij Chiara Sturdà, Ermali rrëfeu se është në një “gjendje të ngrirë”. Ndërkaq, vazhdimisht Meta vazhdon të emocionojë me historinë e tij familjare të lidhur me sakrificën e nënës që i mundësoi udhëtimin e shpresës në Itali, vendit që e bëri të famshëm e të suksesshëm kantautorin shqiptar e lindur në Fier.