Celebrities Gossip Showbiz

Grabitet shtëpia e artistes së njohur Jessie J, stolitë me vlerë rreth 18 mijë euro ‘zhduken’!

Shtëpia e këngëtares Jessie J në Los Angeles, ku ajo jeton me partnerin e saj prej shumë vitesh, basketbollistin Chanan Safir Colman është grabitur dhe stoli me vlerë mbi 20,000 dollarë (18,200 euro) janë vjedhur. Sipas raportimeve të “The Mirror”, hajdutët hynë përmes një dritareje të pasme, të cilën e thyen.

Policia është ende duke hetuar ngjarjen dhe ka konfirmuar se ende nuk ka arrestime në lidhje me vjedhjen, por hetimet janë në proces. Jessie J nuk është e vetmja figurë e njohur që ka qenë viktimë e një grabitje.

Hajdutët kanë vënë në shënjestër edhe shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe gruas së tij, Rita Wilson, në Pacific Palisades, e cila vlerësohet në 26 milionë dollarë, si dhe shtëpitë e aktores Sarah Hyland dhe komedianit Marlon Wayans. Rikujtojmë gjithashtu se edhe shtëpia e artistes Billie Eilish ka qenë gjithashtu në shënjestër.

Duket se hajdutët shpesh presin që personazhet e njohur të largohen nga qyteti për të hyrë në shtëpitë e tyre, duke lënë pas dritare të thyera. Kështu u vodh edhe shtëpia e modeles Daniele Brage, ku u morën disa çanta të markave të njohura dhe bizhuteri.