Gossip Showbiz

Grabitet shtëpia e aktorit Tom Hanks!

Hajdutët kanë grabitur së fundmi shtëpinë e aktorit Tom Hanks dhe Rita Wilson në Los Angeles. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë ditës teksa çifti ndodhej jashtë qytetit dhe alarmi i shkaktuar nga xhamat e thyer nuk ka mjaftuar për të ndaluar hajdutët të hyjnë brenda. Hanks dhe Wilson nuk janë viktimat e vetëm të vjedhjeve në Los Angeles dhe përreth. Së fundmi, një gjë e ngjashme i ka ndodhur reperit Bhad Bhadie, aktores Sarah Hyland dhe aktorit e komedianit Marlon Wayans.

Tom Hanks dhe Rita Wilson janë një nga çiftet më jetëgjatë të Hollivudit. Ata festuan 36 vjetorin e martesës në maj. Çifti u martua më 30 prill 1988. Hanks ishte i martuar më parë me Samantha Lewes. Pas divorcit me Samanthan në vitin 1987, Tom filloi të takohej me Ritën dhe pjesa tjetër është histori.

Ndërkaq, Tom Hanks e dashuron aq shumë Hapësirën sa do të ishte i gatshëm të pastronte tualetet në një anije kozmike nëse do i jepej mundësia të udhëtonte, në bord, drejt yjeve. “Do të doja të jem përgjegjës për të shërbyer ushqim dhe për të bërë shaka në Hënë”, tha ai në një intervistë të fundit për Telegrafin. Më tej, aktori shtoi se:

Nëse do të kishte vend, unë do të isha ai që do të pastroja, do të bëja shaka, do të tregoja histori dhe do të argëtoja të gjithë. Unë jam personi i duhur. Unë ndoshta aplikova tani, mund të jetë një ide e mirë. Unë do të bëja të gjithë punën. Unë do të pastroja tualetin. Unë do të shërbeja ushqimin. Unë do t’i palosja rrobat. Unë do të shikoja pajisjet. Në këtë mënyrë, të tjerët mund të jenë të lirë të bëjnë gjëra të tjera.