Google duket sikur nuk ndalet në risitë që sjell çdo vit për përdouresit. Së fundmi, Google ka prezantuar një mënyrë të re kërkimi për telefonat Android, të quajtur “Circle to Search”. Ky funksion do t’i lejojë përdoruesit të kërkojnë informacione me anë të gjesteve si rrethimi, kryqëzimi, ose klikimi mbi atë që i intereson. Siç ka shpjeguar Google, qëllimi i këtij përditësimi është që të bëjë më të natyrshëm ndërveprimin për kërkim në Google. Për shembull, nëse ju intereson diçka mund ta rrethoni dhe ta kërkoni në atë mënyrë. Google sugjeron që ju mund të rrethoni një palë syze dielli që i mban një personalitet i famshëm, dhe më pas Google automatikisht do të kërkojë informata rreth tyre. Rezultatet ndryshojnë varësisht prej pyetjes dhe produktit që ju zgjidhni të kërkoni.
Introducing Circle to Search with @Google, only on Android.
Circle to search anything on your phone, without switching apps, then get right back to what you’re doing.
Learn more → https://t.co/bI0YsIfRqX pic.twitter.com/sVfY0HKk9v
— Android (@Android) January 17, 2024
Rikujtojmë se vetëm disa ditë më parë, Google ka larguar 13 aplikacione nga Play Store, menjëherë pasi ekspertët e sigurisë McAfee zbuluan se ato përmbanin virusin Xamalicious. Ky virus lejon shkarkimin e të dhënave në distancë, vetëm pasi të instalohet aplikacioni.Përdoruesit këshillohen që t’i fshijnë menjëherë këto aplikacione nga telefonat e tyre, para se telefoni i juaj të përfshihet nga virusi.