Google po planifikon të rilançojë në javët e ardhshme mjetin e saj të Inteligjencës Artificiale që krijon imazhe të njerëzve, të cilat i ndaloi pas pasaktësive në disa përshkrime historike. Google i Alphabet filloi të ofrojë gjenerimin e imazheve përmes modeleve të saj Gemini AI në fillim të këtij muaji.
Disa përdorues deklaruar në mediat sociale se ato gjeneruan imazhe historike të cilat ndonjëherë ishin të pasakta. “Ne e kemi hequr veçorinë ndërsa po e rregullojmë atë. Ne shpresojmë që ta rikthejmë atë në internet shumë shpejt në dy javët e ardhshme, apo disa javë”,-ka thënë CEO i Google DeepMind, Demis Hassabis në një panel në “Mobile World Congress” në Barcelonë.
Mjeti nuk po “punonte ashtu siç synonim”,-shtoi ai. Që nga lançimi i ChatGPT të OpenAI në nëntor 2022, Google ka qenë në garë për të prodhuar softuer AI për të rivalizuar atë të kompanisë së mbështetur nga Microsoft. Është fillimi i një epoke të re të Inteligjencës Artificiale në Google, epoka e Gemini. Gemini është produkti më i fundit i Google, të cilin Pichai e prezantoi për herë të parë në konferencën e zhvilluesve I/O në qershor dhe tani po lançohet për publikun.
Bëhet fjalë për një platformë që thuhet se u testua për zgjidhjen e shumë problemeve në disa fusha, përfshirë matematikën dhe shkencat humane. Gemini është një model i ri dhe i fuqishëm i inteligjencës artificiale nga Google që mund të kuptojë jo vetëm tekstin, por edhe imazhet, videot dhe audion. Si një model multimodal, Gemini përshkruhet si i aftë për të kryer detyra komplekse në matematikë, fizikë dhe fusha të tjera, si dhe për të kuptuar dhe gjeneruar kode me cilësi të lartë në gjuhë të ndryshme programimi.