Google Photos po punon për ta bërë më të lehtë kontrollin se cilat fytyra shfaqen në fotografitë tuaja. Ky është një lajm i mirë për këdo që ka dëshiruar ndonjëherë të fshehë disa njerëz nga albumet e tyre të fotografive digjitale. Aktualisht, fshehja e një fytyre në Google Photos kërkon disa hapa. Ju duhet të hapni një foto, të shkoni lart për të parë detajet, të prekni një fytyrë dhe më pas të lundroni diku tjetër për t’i fshehur ato.
Sipas gjetjeve të fshehura në kodin e versionit më të fundit të aplikacionit Google Photos, Google ka punuar në një mënyrë më të thjeshtë për ta bërë këtë. Së shpejti, do të jeni në gjendje të fshehni një fytyrë drejtpërdrejt nga detajet e fotografisë, thjesht duke shtypur tre pikat pranë fytyrës në seksionin “People” dhe duke zgjedhur ta fshehni atë.
Mund të vendosni ta shihni atë person më rrallë në Memories ose ta bllokoni plotësisht. Kjo metodë e re është shumë më e thjeshtë dhe më e shpejtë. Ndërkaq, Google Photos sapo ka zbuluar përditësimin e ri në aplikacion i quajtur “My Week”, i cili ju lejon ju dhe miqtë tuaj “të pëlqeni” fotot dhe videot e përbashkëta. Ky thuhet të jetë një ndryshim mjaft i rëndësishëm për Google Photos e cila fokusohet kryesisht t’i ndihmojë përdoruesit e saj të organizojnë fotot.
Funksioni “My Week” është përfolur si një mënyrë për ta bërë më të lehtë ndarjen e momenteve tuaja. Në vend të dërgimit të fotografive individuale në grupe, “My Week” ju ofron një koleksion të momenteve tuaja më të mira. Gjithashtu, ju do të jeni në gjendje të reagoni ndaj fotove dhe videove që shpërndajnë miqtë ose familjarët tuaj, njësoj si në rrjete sociale. Bëhet e ditur se funksioni ende është në zhvillim e sipër dhe nuk dihet se kur Google do ta prezantojë atë zyrtarisht.