Tech

Google Messages teston funksionin e ri!

Nëse jeni përdorues i Android, aplikacioni Google Messages është ai që duhet ta përdorni me patjetër. Kjo pasi ai përmban veçori nga më të ndryshmet duke përfshirë enkriptimin dhe ndarjen e imazheve me cilësi të lartë. Por, tani përdoruesit e versionit beta të Google Messages mund të provojnë edhe funksionin e redaktimit të mesazheve që u jep atyre 15 minuta kohë për të ndryshuar një mesazh që tashmë është dërguar.

Mirëpo, edhe personi të cilit i dërgohet mesazhi duhet të jetë duke përdorur versionin beta të aplikacionit në mënyrë që veçoria të funksionojë. Për të kontrolluar nëse jeni përdorues i versionit beta të Google Messages klikoni në Settings, pastaj në Apps dhe Messages. Në fillim është përfolur që përdoruesit do të lejoheshin të modifikonin mesazhet edhe 30 minuta pas dërgimit të tyre. Por, tani kjo funksionin vetëm për 15 minuta.

Google, shërbimet e të cilit përdoren nga miliarda njerëz në mbarë botën, ka një veçori që e lejon atë të regjistrojë në heshtje zërat e përdoruesve dhe t’i ruajë ato për qëllime të tjera. Google ruan audion e aktivitetit të përdoruesit në ueb dhe në aplikacione, duke përfshirë ndërveprimet verbale tek “Kërko”, “Asistentin” dhe “Hartat” për të përmirësuar teknologjitë e njohjes së zërit.

Kohët e fundit, një ekspert i teknologjisë zbuloi një “kod mashtrimi” që ai pretendon se mund të parandalojë Google nga regjistrimi i aktiviteteve të smartfonëve të përdoruesve. Përdoruesit duhet të rregullojnë llogarinë e tyre në Google duke zgjedhur cilësimet e duhura në “Të dhënat dhe privatësia” për të bllokuar qasjen në mikrofonin dhe kamerën e kompanisë së teknologjisë.

Sipërmarrësi i teknologjisë, Jeffrey Castillo ndau një këshillë me përdoruesit përmes një video në Instagram, duke shpjeguar se si mund ta çaktivizojnë funksionin. Produkti i ri i kompanisë Google ka të bëjë me sigurinë kibernetike dhe bashkon projektet Gemini, Mandiant dhe VirusTotal. Njerëzit dhe kompanitë po përpiqen të gjejnë më shumë mënyra për të përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese, kështu që Google planifikon të përdorë AI më shumë në fushën e sigurisë kibernetike dhe t’i bëjë raportet e kërcënimeve më të lehta për t’u interpretuar.