Tech

Google investon 600 milionë euro në një qendër të re të dhënash në Holandë!

Google ka njoftuar se do të investojë 600 milionë euro në një qendër të re për ruajtjen e të dhënave në Holandë, ku do të duhej të punësoheshin 125 persona. Nga 2014, gjigant amerikan i teknologjisë ka investuar mbi 3.8 miliardë euro në qendra dhe infrastrukturë digjitale në Holandë, kurse në vitin 2019 paralajmëroi tre miliardë euro shtesë investim në zgjerimin e qendrave për ruajtjen e të dhënave në Evropë.

Kapacitetet e tyre të ruajtjes dhe trafikut të të dhënave në Evropë sot përfshijnë Irlandën, Finlandën, Gjermaninë, Belgjikën dhe Danimarkën. Një vit më parë, ata njoftuan, duke cituar të dhëna të pavarura kërkimore, se bazat e tyre në Torino dhe Milano të Italisë mund të krijojnë një treg të ri që mund të arrijë një vlerë prej 1.9 miliardë euro deri në vitin 2025. Në fillim të këtij viti, ata raportuan se po planifikonin një investim miliardë dollarësh në ndërtimin e një qendre të dhënash edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Rikujtojmë, se Google më në fund ka lançuar rrjetin e tij Find My Device. Teknologjia përdor një rrjet prej mbi një miliard pajisje Android, për të lejuar përdoruesit të gjejnë pajisjet e humbura. Veçoria në thelb të kujton atë që Apple dhe Tile tashmë ofrojnë. Rrjeti Find My Device tani është i disponueshëm për përdoruesit në SHBA dhe Kanada dhe do të vijë së shpejti në pajisjet Android në mbarë botën. Pas instalimit të aplikacionit, përdoruesit mund ta përdorin atë për të gjetur telefonat dhe tabletët Android.

Pajisjet Pixel 8 dhe Pixel 8 Pro do të shfaqen në hartë edhe kur janë të fikur ose kur bateria është zbrazur plotësisht. Në aplikacionin Find My Device mund të integroni gjurmuesit e Bluetooth Chipolo dhe Pebblebe, që do t’i lejojë përdoruesit të lokalizojnë shumë sende të tjera si çelësat, çantat, kuletat dhe madje edhe kafshët shtëpiake. Kjo do të bëhet e mundur nga etiketat, të cilat vijnë së shpejti dhe janë krijuar posaçërisht për rrjetin.