Google është duke hequr gradualisht një reklamë të Lojërave Olimpike për chatbotin e saj Gemini me inteligjencë artificiale, pasi tërhoqi kritika të gjera për shfaqjen e një babai duke përdorur inteligjencën artificiale për të ndihmuar vajzën e tij t’i shkruante një letër atletit të saj të preferuar.
Në reklamën 60 sekondëshe, e cila është ende e disponueshme në YouTube, një baba përdor Gemini për t’i shkruar një letër yllit olimpik Sydney McLaughlin-Levron, në emër të vajzës së tij të vogël. “Ajo dëshiron t’i tregojë Sydney-t pak dashuri dhe unë jam shumë i mirë me fjalët, por kjo duhet të jetë e vërtetë. Pra, Gemini ndihmo vajzën time të shkruajë një letër që i tregon Sydney-t sa frymëzues është”-thotë babai në video.
Reklama përfundon me fjalët: “Një ndihmë e vogël nga Gemini”. Një zëdhënës i Google, tha për CNBC se qëllimi i reklamës ishte të krijonte një histori autentike që do të festonte Team USA. “Ne besojmë se inteligjenca artificiale mund të jetë një mjet i shkëlqyer për rritjen e krijimtarisë njerëzore, por nuk mund ta zëvendësojë kurrë atë”-shtoi ai.
Rikujtojmë se përdoruesit e Opera tashmë mund të mbështeten në atë që sjell OpenAI dhe tani ata po marrin përfitimet për të cilat është përgjegjës Google. Opera do të integrojë modelin Gemini AI, kështu që përdoruesit do të mund të zgjedhin modelin që duan të përdorin për një detyrë të caktuar. Google e quajti Gemini “modeli më i aftë që është bërë ndonjëherë” kur u shpall zyrtarisht vitin e kaluar.